Transmetuar më 11-09-2017, 08:33

Shtatë persona kanë gjetur vdekjen dhe dy të tjerë janë plagosur, si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri të ndodhura në një shtëpi në Plano, në veri të Texas.

Viktima e tetë, është autori i dyshuar i krimit të shumëfishtë, i cili u vra nga policia.

Të shtënat me armë ndodhën rreth orës 20.00 të së dielës në qytetin që ndodhet rreth 30 kilometër në verilindje të Dallasit.

Viktimat nuk janë identifikuar ende, por bëhet me dije se janë që të gjithë të rritur.

Nuk dihet ende lidhja mes të dyshuarit dhe viktimave, ndërsa policia po vijon hetimet për të zbuluar më shumë lidhur me çfarë ka ndodhur. /a.y/noa.al