Transmetuar më 11-09-2017, 09:11

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do e paguajnë keq dhe do ndjejnë dhimbjen më të madhe dhe vuajtjen më te keqe, nëse do të shtyhen më tej në sanksione”.

Është kjo deklarata e ministrisë së jashtme të Koresë së Veriut.

Ky paralajmërim i bërë gjatë së dielës, vjen pak orë pas zërave se Këshilli i Sigurisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, me kërkesën e Washingtonit, mund të marrë masa të tjera shtrënguese, pas testit nuklear të 3 shtatorit.

“Nëse do shkohet më tej, Koreja e Veriu do bëjë të pamundurën që SHBA-të ta paguajnë shtrenjtë dhe të ndjejnë dhimbjet më të mëdha në historinë e tyre”, thuhet në qëndrimin e ministrisë Koreano-veriore

Në 3 shtator Koreja e Veriut testoi një raketë nukleare, thënë ndryshe një bombë me hidrogjen, duke kaluar mbi Japoni, përpara se të plasej në oqeanin Paqësor.

SHBA i ka propozuar OKB, një embargo lidhur me naftën e destinuar për në Korenë e Veriut. /a.y/noa.al