Transmetuar më 11-09-2017, 10:00

Uragani Irma është deklasuar në kategorinë e dytë, ku pasi goditi egërsisht Kubën, të dielën mbërriti edhe në jug të Florida, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deri më tani konfirmohen së paku tre viktima.

Guvernatori i Florida, Rick Scott, deklaroi se është gati nisja e operacioneve të kërkim shpëtimit.

Një burrë humbi jetën në kontenë e Monroe, pasi humbi kontrollin e furgonit me të cilin po transportonte një gjenerator. Dy persona të tjerë humbën jetën në një aksident në kontenë e Hardee, si pasojë e shirave të rrëmbyer dhe erës së fortë.

Ndërkohë në Florida janë mbi 2 milionë njerëz të mbetur pa elektricitet, ku 127 mijë janë strehuar në qendrat e pritjes.

Autoritetet i kanë kërkuar qeverisë federale 11 milionë vakte më shumë dhe gjysmë milionë litra ujë. Guvernatori Sot, deklaroi se ka folur me Presidentin Donald Trump, “Bëri të pamundurën që gjithçka që kërkuam të na jepej”.

Nga ana e tij Trump deklaroi se do të shkojë në Florida shumë shpejtë. /a.y/noa.al