Transmetuar më 11-09-2017, 15:25

Orët e para të mëngjesit mbeten në ndikimin e vranësirave dhe shirave në vend, më të dendura shirat paraqiten në zonat veriore dhe qendrore ku herë pas here do të ketë rrebeshe. Mesdita do të sjellë intervale me kthjellime në vend.

Orët e pasdites do të vijojnë me vranësira dhe shira në zonat malore veriore duke lënë në ndikimin e motit të vranët të gjithë pjesën tjetër të territorit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante gjatë orëve të mëngjesit por mesdita do të sjellë rënie të ndjeshme të tyre.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 4 ballë.

Europa

Kontinenti i Europës do të jetë në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që pjesa më e madhe e saj të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperaturat e larta. Po ashtu me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme paraqitet moti për Europën qendrore.

Ndërsa Gadishulli i Ballkanit dhe ishujt britanikë do të mbeten me vranësira dhe shira ku herë pas here do të jenë rrebeshe. /b.l/noa.al/