Transmetuar më 11-09-2017, 22:50

Humbja e dëshirës për të bërë seks ka disa arsye, të cilat pasi t’i mësoni mund të merrni masa. Më kryesorët janë depresioni dhe medikamentet.

Prodhuesit e medikamenteve dhe barërave pohojnë se ilaçet trajtojnë mosfunksionimin seksual të femrave, që nënkupton mungesën apo uljen e interesit të aktivitetit seksual, fantazitë, kënaqësinë apo eksitimin.

Disa prej arsyeve kryesore të humbjes së dëshirës për seks:

1. Pilulat kontraceptive

Epshi seksual pjesërisht kontrollohet nga hormonet, të tillë si testosteroni. Ka disa pilula që reduktojnë sekretimin e testosteronit, e cila çon në dobësimin e dëshirës seksuale.

Sipas një studimi, 25% e të intervistuarve kanë theksuar se kanë humbur interesin seksual gjatë kohës kur ishin nën ndikimin e pilulave.

Ndryshimi i metodave kontraceptive, ndoshta edhe pajisje intrauterine, spirale apo pilula me përbërje të ndryshme, si fillim mund të jenë zgjidhja më e thjeshtë.

2. Depresioni

Depresioni si dhe marrja e barërave antidepresive mund të kenë pasoja fatale në epshin tuaj. Seksi zhduket nga lista e prioriteteve të trupit, kur ai e gjen veten në situatë shumë të vështirë me të cilën duhet përballuar, psh. si ndonjë sëmundje në të cilën niveli juaj i energjisë bie dukshëm.

Kjo mund të shpjegojë problemet me gjëndrën tiroide, e cila kontrollon metabolizmin.

Nuk keni nevojë të jeni në depresion të thellë që t’ju humbet dëshira seksuale. Faktori kryesor mund të jetë stresi i përditshëm, shkruan femina.al.

Për më tepër, studimi i ri tregon se çrregullimet e rrahjes së zemrës si dhe pulsi i ngadalshëm – të cilat lidhen me nivelet e larta të stresit, ndikojnë padyshim në mosfunksionimin seksual. 

Kortizoli dhe adrenalina, të cilat tajohen kur jemi në gjendje stresive, ndryshojnë funskionimin normal dhe frenojnë sistemin tonë seksual.

3. Gjendja shpirtërore

Disa femra kanë epsh të gjallë, e cila në krahasim me dëshirën e partnerit apo pritjet e tyre personale, duket i pamjaftueshëm. Shumë femra kanë një pasqyrë të qartë rreth asaj se sa shpesh duhet të kenë marrëdhënie seksuale.

Nervozizmi është e kundërta e eksitimit, kështu që duhet të kultivoni sa më shumë dashuri ndaj vetes dhe vetëbesim që të përmirësoni gjendjen tuaj shpirtërore si dhe oreksin për seks.

Treguesi më i mirë i mirëqenies seksuale, në përgjithësi është mirëqenia e mendjes dhe trupit.

4. Statusi i lidhjes suaj

Një nga përparësitë e lidhjeve afatgjata është edhe seksi aktiv çdo natë, apo jo? Por, ka diçka këtu: ku ju jeni në një lidhje të gjatë, ndoshta nuk e dëshironi më seksin çdo natë. Në fillim të lidhjes, truri sekreton kimikate për kënaqësi dhe epshi është në kulmin e tij.

Me kalimin e kohës, e ndjeni se dëshira ju humbet dalëngadalë, por përpiquni të shihni këtë situatë në një këndvështrim tjetër. Kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht se marrëdhënia juaj është e keqe. Bëhet fjalë për shkencë, ju nuk jeni aspak bashkëfajtorë.