Transmetuar më 12-09-2017, 12:55

Goal.com ka renditur 30 klubet më të mira në botë. Real Madridi është klubi më i mirë në botë, duke lënë prapa PSG-në, Juventusin dhe Barcelonën.

Redaktorët e agjencisë së lajmeve “Goal.com” nga 38 vende të ndryshme të botës kanë votuar për klubin më të mirë aktualisht në botë.

Barcelona dhe Bayern Munichu renditen respektivisht në vendet katër dhe pesë.

Real Madridi u bë skuadra e parë që fiton dy herë me radhë Champions Leaguen dhe për këtë vazhdon të jetë në majën e renditjes.

Befasia e madhe është PSG-ja që tashmë renditet e dyta pasi ka formuar një skuadër dinjitoze për të fituar kompeticionin më të rëndësishëm evropian. /b.l/noa.al/