Transmetuar më 12-09-2017, 15:04

Deri në mesditë, zonat Veriore dhe Qendrore mbeten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke u rrezikuar nga shira të dobët dhe afatshkurtër por kthjellime e vranësira kalimtare dominojnë zonat jugore.

Orët e pasdites vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat jugore ndërsa përmirësohen kushtet e motit në zonat qendrore dhe veriore ku ende do të ketë alternime kthjellimesh me vranësira të herë pas hershme. Mbrëmja sjell mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ruajnë vlera konstante gjatë mëngjesit ndërsa si pasojë e kthjellimeve, një rritje të lehtë të temperaturave sjellin orët e mesditës.

Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi 34 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe verior duke gjeneruar në det, dallgëzim 2- 3 ballë.

Europa

Vranësira dhe shira të konsiderueshëm dominojnë kushtet e motit në Europën Perëndimore me shtrirje nga Alpet e Europës në ishujt Britanikë si dhe nga brigjet Franceze deri lart në Skandinavi.

Por kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë tablonë sinoptike në gadishullin Iberik, pellgun e detit Egje si dhe në gjithë Europën Lindore. /b.l/noa.al/