Transmetuar më 12-09-2017, 22:53
Publicitet

Përfundojnë disa prej takimeve të luajtura gjatë mbrëmjes së sotme, të vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve.

Në takimin më të rendësishëm të mbrëmjes së sotme, mes Barcelonës dhe Juventusit, katalanasit mposhtën me rezultatin 3-0 italianët.

Lionel Messi me 2 gola dhe Rakitiç, i dhanë fitoren e pastër spanjollëve.

Ndërkaq Bayern Mynchen mundi lehtësisht Anderlehtin me rezultatin 3-0.

PSG shkatërroi Celtic me rezultatin 5-0, në fushën e kësaj të fundit.

Benfica është surprizuar nga rusët e CSKA-së Moskës, duke u mundur 1-2.

Chelsea ka shkatërruar gjithashtu Qarabakhun e Ansi Agollit me rezultatin 6-0.

Manchester United mundi pastër me rezultatin 3-0, Baselin e Taulant Xhakës.

Ndërkaq Olympiacos i trajnerit shqiptar Besnim Hasi është mundur në Greqi nga Sporting Lisbona me rezultatin 2-3.

Përballja Roma-Atletico Madrid ishte e vetmja që përfundoi me rrjeta të paprekura./a.k/noa.al/

Loading...