Transmetuar më 13-09-2017, 00:22

Ky është horoskopi për ditën e mërkurë, 13 shtator 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, financat dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi 

Gjërat do shkojnë edhe më mirë sesa e kishit menduar sot në jetën tuaj në çift dhe emocionet do jenë me të vërtetë të forta. Gjithë dita do jetë në harmoni të plotë. Beqarët do mbeten sërish vetëm edhe pse nuk do mungojnë takimet. Asnjeri nuk do iu duket aq i përshtatshëm sa për të filluar një lidhje. Financat do jenë përgjithësisht të qëndrueshme.

Demi 

Jetojeni çdo moment si t’iu vijë sot pa menduar fare për ditët në vijim. Duhet me patjetër ta përmirësoni marrëdhënien në çift dhe të riktheni entuziazmin e dikurshëm. Beqarët nuk do jenë shumë të qartë se çfarë duan sot dhe për këtë arsye më mirë të mos dalin nëpër takime. Financat do jenë delikate dhe nuk do dini as vetë si do ia dilni.

Binjakët

Edhe pse keni shumë kohë që jeni në një lidhje, ka gjasa që të keni një konkurrentë shumë të fortë sot. Përkujdesuni më tepër për partnerin/en sepse po e latë pas dore dikush tjetër do ua rrëmbejë përgjithmonë. Beqarët do kenë mundësi me shumicë për të pasur njohje të reja, prandaj duhet t’i shfrytëzojnë. Financat nuk do jenë problematike.

Gaforrja

Klima në jetën tuaj në çift do jetë shumë ngrohtë gjatë kësaj dite. Çdo gjë do e bëni në bashkëpunim me personin që keni në krah dhe kjo do iu bëjë të mendoni më tepër për një të ardhme bashkë. Beqarët nuk duhet të thurin shumë ëndrra sepse realiteti mund t’i zhgënjejë. Neptuni do iu ndihmojë të vendosni pak rregull në planin financiar.

Luani

Nën ndikimin e Mërkurit do ruani një komunikim të mirë me partnerin/en tuaj sot dhe nuk do ketë asnjë rrezik për debate e konflikte. Beqarët nga ana tjetër do ndihen mirë edhe ashtu si janë, megjithatë nuk do iu thonë jo disa ftesave joshëse që do iu bëhen. Asnjëherë nuk i dihet çfarë ndodh. Në planin financiar situata do jetë delikate.

Virgjëresha

Edhe nëse i keni kaluar problemet në çift gjatë kësaj dite, duhet të vazhdoni të tregoheni vigjilentë. Mos kërkoni që të rikthehet menjëherë pasioni i dikurshëm. Beqarët do kenë një takim shumë të rëndësishëm i cili shumë shpejt mund t’ua ndryshojë rrjedhën e jetës. Financat do jenë shumë më të mira se disa kohë më parë.

Peshorja

Do jeni shumë të shpërqendruar gjatë kësaj dite dhe nuk do i kushtoni vëmendjen e duhur jetës suaj në çift. Nëse me të vërtetë keni ndonjë çështje të rëndësishme për të zgjidhur flisni me partnerin/en dhe sqaroja situatën. Beqarët nuk do kenë asnjë ndryshim në jetën sentimentale. Në planin financiar duhet të tregoheni të matur.

Akrepi

Venusi do jetë planeti më i favorshëm për jetën tuaj në çift sot. Do kuptoheni më së miri me partnerin/en tuaj dhe nuk do i mbani aspak mëri njeri-tjetrit. Beqarët ka shumë gjasë ta gjejnë shpirtin e tyre binjak dhe do ndihen të plotësuar. Do ia vlejë gjithë pritja jua e gjatë. Financat do jenë shumë të paqëndrueshme. Shmangni sa të mundni shpenzimet e tejskajshme. 

Shigjetari

Do e mbani gjithë kohës të zgjuar sot zjarrin e pasionit dhe emocionet në çift do jenë shumë të forta. Shfrytëzojeni çdo minutë dhe çdo sekondë. Beqarët do kenë disa takime interesante dhe do arrijnë të bëjnë për vete një person interesant. Në planin financiar duhet të shmangni transaksionet e mëdha sepse situata nuk do jetë e përshtatshme.

Bricjapi

Mërkuri do iu nxitë të tregoheni më të disponueshëm ndaj partnerit/es dhe do keni durim ta dëgjoni atë gjithë kohës. Marrëdhënia mes jush do fillojë të përmirësohet ndjeshëm. Beqarët nuk duhet të nxitohen për asgjë sepse mund të përballen me zhgënjime. Sektori i financave do vazhdojë të mbrohet nga yjet.

Ujori

Nëse keni pasur mosmarrëveshje me partnerin/en tuaj duhet t’i zgjidhni sa më parë sot. Sa më shumë t’i lini ato pas dore, aq më shumë situata do ndërlikohet. Beqarëve do iu shkojnë gjërat më së miri. Të gjitha dëshirat që kanë pasur për jetën sentimentale do iu plotësohen. Në planin financiar nuk do keni as problemin më të vogël.

Peshqit

Ditë e kënaqshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do jeni shumë besnikë ndaj partnerit/es tuaj dhe nuk do tundoheni aspak nga disa persona që do iu joshin. Beqarët nuk duhet ta humbin kohën kot me aventura kalimtare, por të bëjnë edhe pak durim për dashurinë madhe. Në planin material do arrini të përmirësoni të ardhurat. /b.l/noa.al/