Transmetuar më 13-09-2017, 19:13

Nga Artan Fuga

Dëgjojmë se reformuesi i rremë i Akademisë së Shkencave po shpall nga dita në dita parimet e reformimit të saj që janë dituri të ardhura nga shekujt.

Ja çfarë do të gjeni nga deklarimet më të fundit në media që do të drejtojnë këtë proces :

1. Kur një shportë me mollë ka mollë të kalbura brenda saj ato kalbin njera tjetrën 🙂

2. Kur kemi një kilogram miell, atëhere nuk mund të bëjmë 20 kilogram bukë 🙂

3. Kur dikush do të vallzojë tango, për këtë duhen dy vetë 🙂

4. Një tren ka lokomotivën, por ka edhe vagona, përndryshe nuk quhet tren 🙂

Priten të tjera metafora njera më qesharake sesa tjetra!

O Zot, mirë që reformimi po shihet se nga drejtohet, por po i hiqet edhe ajo shtresë e hollë veshjeje që kishte Akademia e Shkencave përpara publikut!

Po e marrin në qafë Akademinë, jo thjesht vegjetimin e saj shumëvjeçar, ai duhet larë e shplarë, por konceptin e një Akademie që mund të ishte dhe mund të bëhet agjencia më dinamike që i mungon sistemit të kërkimit shkencor në Shqipëri.

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al