Transmetuar më 13-09-2017, 19:49

Cipras u komunikon personalisht një lajm të shkëlqyer emigrantëve shqiptarë në Greqi

Një lajm i mirë vjen nga Greqia për emigrantët shqiptarë.

Qeveria helene pritet lehtësojë procedurat e dhënies së nënshtetësisë për emigrantët.

Kryeministri grek Aleksis Cipras shprehet se qeveria që ai drejton do të hartojë një ligj të ri për dhënien e nënshtetësisë greke, për të thjeshtëzuar procedurat për marrjen e saj nga emigrantët që jetojnë prej shumë vitesh në Greqi.

“Duam të thjeshtojmë dhe përshpejtojmë procedurën e dhënies së nënshtetësisë, sidomos për sa i përket procedurës së dhënies së intervistës, të grumbullimit të dokumenteve dhe kohës që nevojitet”, është shprehur Cipras për mediat vendase.

"Kathimerini".

Ky është një lajm i mirë për shumë emigrantë shqiptarë dhe nëse bëhet relitet pritet që të përfitojnë një numër i madh i emigrantëve shqiptarë që jetojnë prej shumë vitesh në shtetin fqinj.