Transmetuar më 13-09-2017, 22:23

Nje grua e komunitetit rom është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës pasi ka grabitur një banese ku kishte shkuar të shikonte filxhan, shkruan “Panorama”.

Burimet e Policisë bëjnëme dije se më datë 12.09.2017, në Yzberisht, me anë të mashtrimit nga një shtetase rome, është vjedhur banesa e shtetasit H.L vjeç 72.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autores e cila akuzohet për veprat penale parashikuar nga Neni 143 i Kodit Penal.

Kjo grua ka shkuar si fallxhore dhe i është futur në shtëpi të moshuarit, me pretendimin se do i shihte filxhanin. Por kur po i bënte kafenë, ka përfituar nga rasti dhe i ka vjedhur disa sende me vlerë dhe është larguar në drejtim të paditur.