Transmetuar më 14-09-2017, 00:30

Shuhet një tjetër yll i kinematografisë botërore.

Aktori i njohur amerikan, Frank Vincent, është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare.

Ylli i “Sopranos”, ndërroi jetë gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale në një spital në New Jersey, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mediat raportojnë se ai ishte shtruar në spital prej një javë për shkak të një ataku kardiak.

Frank Vincent njihet për disa role te “Soprano” dhe në disa filma si: “Raging Bull” (1980), “Goodfellas” (1990) dhe “Kazino” (1995).

Fillimisht ai e nisi karrierën në muzikë për shkak se luante në disa vegla muzikore por më pas ai iu fut aktrimit.

Ai e nisi karrierën në vitin 1976 në një film me buxhet të vogël./a.k/noa.al/