Transmetuar më 14-09-2017, 08:10

Kryeministri Edi Rama gjatë gjithë verës promovonte në rrjetet sociale zona të ndryshme turistike në Shqipëri.

Por në këtë fillim vjeshtë nëpërmjet profilit të tij në Facebook, ai reklamon investimet e bëra.

Më konkretisht mëngjesin e sotëm ai ka publikuar pamje nga Shkolla e Baletit Tiranë, pas rikonstruksionit.

“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje nga Shkolla e Baletit Tiranë, një tjetër hapësirë dijesh dhe aftësish e rilindur dhe e transformuar në standarde bashkëkohore”, shkruan Rama.

Kaq ka mjaftuar që komentuesit të shpërthejnë në kritika ndaj kreut të qeverisë.

Një komentues i shkruan, “Mirëmëngjes nga Athina mos na harroni zoti Rama. Ne emigrantët e Greqisë e kemi ndihmuar shume ekonominë shqiptare. Punoni për njohjen e pensioneve të të dy vendeve. Shumë shqiptarë po ngelen pa pension”.

Një tjetër qytetar shkruan, “Po për ushqimin e shqiptarëve do marrësh masa. Po helmohen shqiptarët o zoti Rama”.

“Sikur të ishe Kryeministër i të gjithë shqiptarëve, do të ishte shumë më mirë, përshëndetje nga Kanadaja”, shkruan një tjetër qytetar. /a.y/noa.al