Transmetuar më 14-09-2017, 08:57

Një grua u arrestua nga policia angleze në Londër, pasi dyshohet për tentativë vjedhje në shkollën e frekuentuar nga princ George, djali i William dhe Kate dhe nipi i mbretëreshës Elisabeth.

Gruaja, rreth 40 vjeçe, hyri gjatë së martës në institutin St. Thomas’s Battersea, ndërsa u arrestua pak më vonë.

Ndërkohë autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë në institutin arsimor.

“Po punojmë me shkollën e frekuentuar nga madhëria e tij princi George, për të rivlerësuar masat e sigurisë pas incidentit”, tha policia londineze.

Megjithatë nënvizohet se deri më tani nuk ka ndodnjë element, që të përbëjë rrezik për princin George apo fëmijë të tjerë.

Princi George, 4 vjeç, është i treti në radhë si trashëgimtar i fronit mbretëror. Ai nisi institutin parashkollor më 7 shtator, në institutin që frekuentohet nga 560 fëmijë me moshë nga 4 deri në 13 vjeç. /a.y/noa.al