Transmetuar më 14-09-2017, 10:09

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste gjatë paradites së sotme bëri një falënderim të veçantë për kryeparlamebntarin Gramoz Ruçi.

Ai tha se kryetari i ri të Kuvendit, i ktheu dinjitetin sallës së Kuvendit dhe realisht kthehu shpresën se mund të ketë sens dhe rregull se në atë sallë mund të flitet për njerëzit “dhe jo vetëm për njeri tjetrin sa herë që mblidhemi”.

Sipas tij, një detaj shumë i rëndësishëm në historinë e Kuvendit i seancave, është nisja në orët fiks të përcaktuara, për të cilën tha se është një normë që ne do të respektohet për katër vjet.

Rama tha se nëse përfaqësuesit e popullit nuk janë në gjendje të respektojnë orarin e ditës më të rëndësishme të javës që është Kuvendi i popullit, “vaj me det për të tjerat”.

“Unë dua të nënvizoj se pavarësisht reagimit të PD ndaj qasjes tonë, qasja jonë nuk do të ndryshojë. Ne nuk do të shkojmë në atë sallë për të vazhduar avazin e vjetër. Do shkojmë në atë sallë për të zbatuar rendin e ditës, për të prezantuar projektet tona dhe për ta mbajtur dorën shtrirë ndaj opozitës, pavarësisht qëndrimit të tyre”, u shpreh Rama.

Ai tha se në mbledhjen e ardhshme të grupit parlamentar të PS, do të nënshkruhet marrëveshja e mirëkuptimit mes kryetarit të grupit parlamentar, sekretarit dhe ministrave, thënë ndryshe me gjithë kabinetin qeveritar.

Kryeministri sqaroi se është një marrëveshje që sanksionon rregullat e bashkëpunimit dhe ndërveprimit mes qeverisë grupit parlamentar dhe PS, si tre pjesë të pandashme të të njëjtit ekip qeverisës.

Kryesocialisti sqaroi se, marrëveshja përmban gjithçka duhet për të pasur një fuqi qeverisëse dhe komunikuese me publikun si asnjëherë më parë, duke nënvizuar se është një dokument i gjatë, por gjithçka përmblidhet në të është e nevojshme.

Ai tha se marrëveshja vendos gjithkënd në pozicionin e vetë, në detyrimet ndaj grupit dhe qeverisë në raport me ata që i kanë zgjedhur.

Po ashtu informoi lidhur me dy elementë të rëndësishëm të marrëveshjes.

Pika e parë ishte fakti se qeveria gjatë një viti politik, do të mblidhet nga njëherë në çdo qark.

Për këtë vendim sqaroi se nuk do të bëhet një mbledhje simbolike për miratime formale, por për tu spostuar në çdo qark njëherë në vit dhe për të qëndruar atje më shumë se sa thjesht mbledhja, por për të kaluar kohë dhe punuar bashkë me ekipin e deputetëve, për të organizuar takime me komunitetin, për tu ulur me pushtetin vendosur, kryetarë bashkish të majtë apo të djathtë dhe për të mos humbur kontaktin me njerëzit e zakonshëm.

Si pikë të dytë, bëri me dije se çdo ministër gjatë një viti parlamentar, duhet të spostohet dhe të qëndrojë një herë në muaj në një qark, duke shtuar është e rëndësishme që anëtarët e kabinetit të jenë bashkë me njerëzit në jetën reale.

Rama tha se thelbi i këtyre takimeve është që ne të zbatohet kontrata e 25 qershorit me popullin shqiptar.

“Dhejtëditëshin e parë të tetorit do mbledhim Asamblenë Kombëtyare për zgjedhur sekretariatin e partisë. Punë në terren, ku do të ketë një bashkëkoordinator kombëtar për qeverisjen, i cili do jetë Saimir Tahiri. Platforma që do shpallim publikisht pak pas ditësh për qeverisjen, nuk do jetë një websajt i radhës, por një mekanizëm i gjallë njerëzish për implementimin e pikave kyçe”, u shpreh Rama.

Ai tha se njerëzit duan pastrim të administratës nga grabitqarët, duan shërbim për çdo nevojë dhe ndëshkim për gjithë ata që bëhen pengesë.

Në mbyllje të fjalës së tij Kryeministri bëri me dije një nismë sensibilizuese, ku gjithë deputetët do të dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë. /a.y/noa.al