Transmetuar më 14-09-2017, 10:27

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, u vendosën kryetarët e komisioneve të përhershme parlamentare.

Gjatë prezantimit të tyre kreu i grupit socialist Taulant Balla, paralajmëroi prerë se nuk do të ketë vizita jashtë shtetit, në ditët që ka seanca parlamentare.

Ai kërkoi që vizitat të jenë të koordinuar dhe në rastet kur ato nuk shmangen dot, duhet lajmëruar më herët Kuvendit.

Gjatë mbledhjes u vendos që Ulsi Manja do të jetë kryetar i Komisionit të Ligjeve, Erion Braçe kryetar i Komisionit të Ekonomisë, Ermonela Felaj kryetare e Komisionit të Sigurisë, Mimi Kodheli kryetare e Komisionit të Politikës së Jashtme dhe Eduard Shalsi kryetar i Veprimtarisë Prodhuese.

Ndërkohë Komisioni i Arsimit dhe Mjeteve të Informimit Publik do të jetë Milva Ikonomi.

Elisa Spiropali do të jetë nënkryetare e Komisionit të Shëndetësisë dhe Blendi Çuçi, nënkryetar i Komisionit të Integrimit. Sakaq Vasilika Hysi do të jetë nënkryetare e Kuvendit.

Sakaq Ervin Bushati, u caktua sekretar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste. /a.y/noa.al