Transmetuar më 14-09-2017, 10:49
Zbulimi i një sasie prej 211 kilogramë lënde narkotike në një vilë në qytetin e Vlorës, i ka kushtuar prangat një personi të shpallurën kërkim.
Flamur Pecaj, 47 vjeç, banues në Vlorë, arrestua gjatë ditës së djeshme.
Efektivët e policisë së qytetit bregdetar, në bashkëpunim me strukturat e komisariatit të policisë Nr.1, në Tiranë bën të mundur arrestimin e tij, pasi rezultonte në kërkim.
Prangosja e tij u bë lidhur me ngjarjen e ndodhur më 4 shtator, ku në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë, në një banesë, u sekuestruan një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike kanabis sativa.
Ndaj të arrestuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorë, për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al