Transmetuar më 14-09-2017, 11:31

Një varkë me pasagjerë u rrëmbye nga rrjedha e ujit të lumit Yamuna në shtetin indian të Uttar Pradesh.

Mjeti lundrues u përmbys në orët e para të ditës së mërkurë, duke bërë që 22 persona të gjejnë vdekjen dhe 15 të tjerë të mbeten të plagosur.

Incidenti ndodhi në distriktin e Baghpat, ndërsa në anije ndodheshin rreth 60 persona, të cilët ishin drejtuar drejt shtetit të Haryana.

Deri më tani mungojnë 15 persona, të cilët nuk janë gjetur ende as mes viktimave dhe as mes të plagosurve.

Aktualisht janë në vijim kërkimet në lumë, me synim gjetjen e personave të tjerë. /a.y/noa.al