Transmetuar më 14-09-2017, 11:43

Nga ambjentet e jashtme të Kuvendit, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shpërthyer me akuza ndaj kryeministrit Edi Rama një ditë pas betimit të qeverisë para presidentit Ilir Meta.

Basha reagoi lidhur me deklaratën e Ramës sot në grupin e Partisë Socialiste, ku ky i fundit bëri thirrje që deputetët dhe ministrat të dhuronin gjak. Ai e quajti agjenci eskursioni skuadrën e re.

“E ka kthyer kabinetin e qeverisë në agjenci eskursionesh. Ai ka fshirë nga programi çdo premtim që iu dha shqiptarëve. Nëse tallet me shqiptarët ta dijë se pirja e gjakut nuk është metaforë.

Ai iu ka vjedhur shqiptarëve 1.5 miliardë dollarë në kabinetin e parë. Asgjë nuk ka ndryshuar dhe vendi do shkojë keq e më keq. Do vijojë vjedhja dhe pirja e gjakut. Kasbineti qeveritar është fasadë", tha Basha.

Më tej Basha sqaroi se “Detyra kryesore e PD-së dhe imja është të mobilizojmë të gjithë forcat tona - brenda dhe jashtë kësaj salle dhe kjo është sfida ime.

Asgjë nuk ka ndryshuar. Kështu që tema kryesore sot është pirja e gjakut jo si metafor. Ky është mesazhi që kam sot për ju. PD nuk ka më pas, por vetëm përpara përmes debatit të hapur dhe transparent për interesat e qytetarëve dhe jo interesave individuale”. b.l/noa.al/