Transmetuar më 14-09-2017, 11:50

Një person ka dhunuar fizikisht vjehrrin, vjehrrën dhe bashkëshorten, pas konflikteve të vazhdueshme familjari.

Viorgjent Papajani, 37 vjeç, banues në Berat, u arrestua gjatë ditës së djeshme, pasi ka goditur vjehrrin dhe vjehrrën e tij, K.H., 58 vjeç, dhe M.H., 56 vjeçe, të dy banues në Berat.

Papajani në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes E.Papajani 33 vjeçe, banuese në Berat, ndaj të cilës u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.

Mësohet se 37-vjeçari ishte natyrë problematike dhe ka ushtruar dhunë vazhdimisht ndaj së shoqes.

Në momentin që prindërit e saj i kanë kërkuar që të lërë rehat të bijën dhe të mos ngrejë dorë ndaj saj, Viorgjenti ka ngritur dorë dhe ndaj tyre.

Tre të dëmtuarit u drejtuan në policinë e Beratit për të bërë denoncim, duke çuar në arrestimin e tij për veprën penale “Dhuna në familje”. /a.y/noa.al