Transmetuar më 14-09-2017, 12:06

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, zbulon atë që e quan gabimin e vetëm të Sokol Olldashit.

Në një postim të bërë në Facebook, ajo thotë se gabimi i tij i vetëm ishte se besoi se gara në partinë e tij për kryetar, do të ishte e ndershme dhe e papanshme.

“Gabimi i Sokol Olldashit ishte vetëm një. Besoi se gara në partine e tij do ishte e ndershme dhe e paanshme. Gara e dikurshme ishte thelbësisht e manipuluar dhe e njëanshme, deri në telefonata personale tek kryetarët e anëtarët e PD dhe për fat të keq vazhdon të jetë e njëanshme edhe sot”, shkruan Doda.

Ajo pyet se nuk di ç’vlerë ka tani ky debat? Sipas saj, tani çfarëdo të thuhet apo të përpiqet të zbukurohet është e pamundur.

“E vërteta është para syve të të gjithëve. Paaftësia dhe egoizmi kane zënë vend në krye e nuk shkulen më”, thotë ajo.

Ky reagim i saj vjen pas një interviste të fundit të ish-Kryueministrit Sali Berisha, .

Komenti i zotit Berisha, për garën për kryetar të PD, pas dorëheqjes së tij

A është e vërtetë që Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi ju kanë ardhur në zyrë dhe ju kanë propozuar se fituesi do të ishte kryetari dhe humbësi nënkryetari?

Absolutisht kurrë nuk kanë ardhur. Po të kishin ardhur nuk do e pranoja, sepse ajo nuk do të ishte garë. Do ishte fiktivitet, ajo nuk do ishte garë në konceptim tim. Sokol Olldashi ka qenë një nga njerëzit më të zgjuar në drejtimin e PD. I ndjeri bëri një gabim të madh që më çuditi. Unë kam strukturat tha, ky (Basha) tha unë kam anëtarësinë. Mirëpo i ndjeri Sokol nuk e realizoi që strukturat drejtuese të partisë nuk ishin më ato që i donte anëtarësia, sepse në humbje anëtarë dhe militantët e thjeshtë të parin që akuzojnë janë drejtuesit lokal dhe me radhë. Ky ishte faktori përcaktues i asaj gare. Edhe unë u çudita, pse e bëri këtë zgjidhje, e bëri vetë. Ai i njihte strukturat në mënyrë të shkëlqyer, Sokoli, por nuk ishin ato që të bënin kryetar. Ato ishin ato të cilat anëtarësia i akuzonte si përgjegjëse për humbjen. Aq më tepër kur unë dhashë dorëheqjen. Në kushtet e dorëheqjes time, anëtari më i thjeshtë thoshte kur ky (Berisha) dha dorëheqjen, ky duhet të ikë një minutë e më parë. /a.y/noa.al