Transmetuar më 14-09-2017, 12:27

U bënë disa muaj tashmë që kryeredaktoria e “Top Show Magazine” Bieta Sulo është duke shijuar statusin e mëmësisë.

Ajo dhe Alban Dudushi me siguri janë shumë të lumtur që familja e tyre është zgjeruar tashmë me ardhjen në jetë të djalit të cilin e pagëzuan me emrin Kroi Art.

Bieta në fakt këto muaj nuk është treguar “egoiste”, duke mos publikuar asnjë foto, por që gjithsesi ka preferuar që të mos e ekspozojë dhe shumë të voglin e saj.

Gjithsesi mbrëmjen e djeshme ajo, edhe pse me kurriz, ka postuar një foto mjaft të bukur në Instagram së bashku me Kroin.

Ajo shkruan bashkangjitur fotos se si sot katër muaj më parë në orën 19:01 e ka mbajtur në krahë për herë të parë dashurinë e vogël. “Ora: 19:01... 4 muaj në krahët e njeri-tjetrit”, shkruan Bieta.

Por detaji që të bën më shumë për vete dhe që është vërtet për tu përgzëuar është fakti se Bieta përmes asaj fotoje aq të bukur shpreh edhe mbështetjen e saj për të gjitha nënat që ushqejnë bebet e tye me qumësht gjiri./b.l/noa.al/