Transmetuar më 14-09-2017, 13:28

Një burrë në moshë u arrestua nga policia nën akuzën se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 12 vjeçe në një park në Dorchester Road, në Bransholme, të Britanisë së Madhe.

Videoja të cilën noa.al e sjell më poshtë, ka fiksuar pamjet kur i moshuari shihet duke veshur pantallonat.

Gjithçka pasi ishte fshehur pas shkurreve në park, bashkë me të miturën, pasditen e kësaj të hëne.

Kalimtari i cili filmoi gjithë skenën, lajmëroi më tej policinë.

Policia konfirmoi se 71-vjeçari u arrestua dhe lidhur me rastin po vijojnë hetimet. /a.y/noa.al