Transmetuar më 14-09-2017, 13:41

Kur ndërhyrja hyjnore nuk është më e mjaftueshme është koha për t'iu përveshur punës.

Këtë gjë bëri dhe murgesha, Margaret Ann, e cila e veshur me rrobat e saj dhe me një sharrë elektrike ndihmoi për të hapur një rrugë, që ishte zënë nga pemët pas uraganit Irma, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ngjarja ndodhi në zonën e Miami. Edhe pse ky vend nuk u prek drejtpërdrejt nga uragani Irma, në këtë zonë pati stuhi dhe shira të rrëmbyer.

"Duhej ndihmë dhe unë kisha mjetet e duhura për ta bërë", tha murgesha në një inervistë për mediat.

Videoja e murgeshës me sharr në dorë në fillim u publikua nga policia vendase në rrjetin social Facebook dhe më pas u shpërnda nga të gjitha mediat e huaja duke u kthyer në virale brenda një kohe të shkurtër. /b.l/noa.al/