Transmetuar më 14-09-2017, 13:42

Ikja e parakohshme e aktores Hajrie Rondo hidhëroi shumë njerëz, familjarë, admirues të saj, por edhe kolegë.

Mes tyre, është prekur rëndë dhe ai Vangjeli, i cili bashkë me Tanën e filmit “Përrallë nga e kaluara”, do të mbeten përjetësisht të pavdekshëm.

Aktori i njohur Robert Drenika, shkruan disa fjalë prekëse për kolegen e tij të ndjerë, ndërsa publikon një fotografi të tyre në Facebook.

“Ylli i kinematografisë shqiptare vdiq edhe nuk ju kushtua vëmendje aq shumë, për atë që na bëri të lumtur me rolet e saj... por s’keni faj që ishit të fokusuar tek festat e pasanikëve. U prefsh në paqe mikesh”, shkruan aktori i madh.

Hajrie Rondo u nda nga jeta pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, madje dy muaj më parë ajo i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje të vështirë. /a.y/noa.al