Transmetuar më 14-09-2017, 19:53

Është mbyllur pjesa e parë e takimit mes Dinamos së Kievit dhe skuadrës së Skënderbeut, e vlefshme për Uefa Europa League.

Edhe pse në letër u duk një takim i vështirë, “Ujqërit e Dëborës” e mbyllën fraksionin e parë në avantazh minimal 0-1.

Ai që shënoi ishte Gjergji Muzaka pas një goditje të kalibruar në perfeksion.

Edhe pse Dinamo e Kievit e dominoi pjesën e parë, djemtë e Ilir Dajës surprizuan me kundërsulmet e herëpashershme.

Goli erdhi pas një pasimi të bukur të Sowe që gjeti të lirë Muzakën.

Ky i fundit, pasi bëri disa hapa drejt portës lëshoi një “predhë” të vërtetë, duke e çuar skuadrën të qetë në dhomat e zhveshjes.

Mbeten edhe 45 minuta për të luajtur. /k.k/noa.al/