Transmetuar më 15-09-2017, 14:19

Një aeroplan i vjetër i prodhuar në vitin 1957 i tipit CV-440 është shndërruar në një sallon luksoz bukurie nga grimjeria Amber Scott.

Vajza 25 vjeçare nga Skocia ka shpenzuar plot 30 mijë paund për restaurimin e avionit të vjetër, i cili ka hapësirë të mjaftueshme edhe për katër grimiere të tjera, dy parukiere dhe dy teknike të pedikyrit.

Prindwrit e Amber, Andrew dhe Tricia e kishin blerë avionin e vjetër 10 vjetë më parë 25 mijë paund dhe mendonin ta shndërronin në një bujtinë.

Siç raporton Daily Mail, ata kurrë nuk kishin arritur ta rinovojnë dhe kështu gjatë 10 viteve të fundit kishte qëndruar i parkuar në oborrin e shtëpisë edhe pse i kishte kushtuar mbi 20 mijë paund për ta tranportuar nga Anglia në Skoci.

Por Amber duket se e ka gjetur një zgjidhje për avionin e vjetër, pasi ka aritur ta realizoi edhe ëndrrën e saj duke e shndërruar atë në një sallon bukurie. /b.l/noa.al/

Pas publikimit të fotove të sallonit të saj të bukurisë në rrjetet sociale, Amber ka marrë tashmë një mbështetje të madhe, duke fituar më shumë se 2.000 ndjekës në Facebook për sallonin e saj.

Nëna e saj Tricia, tha: "Unë jam krenare për të. Ajo është me të vërtetë e mirë në punën e saj, ishte e pashmangshme që ajo të ishte e suksesshme”.

Aeroplani peshon 22 ton dhe ishte në pronësi të kompanisë ACEF të kompanisë ajrore portugeze. Avioni ka fluturuar më shumë se shtatë milionë milje dhe Elvis Presley kishte një avion të të njëjtit lloj. /b.l/noa.al/