Transmetuar më 15-09-2017, 14:55
Publicitet

Një grua e cila kishte shkuar në varreza për të qarë bashkëshortin e saj, e ka pësuar rëndë teksa kryente ritualet e rastit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, në lagjen nr.4 të qytetit të Korçës.

Tek varrezat e qytetit, 49-vjeçares M.Z., banuese në Korçë, i kanë vjedhur çantën e dorës, ku kishte kartën e identitetit, një shumë lekësh dhe disa dokumente.

Noa.al mëson se gruaja ishte ulur pranë varrit të shoqit për ta qarë, ndërsa çantën e kishte mbështetur mbi mermer.

Por e pushtuar nga hidhërimi dhe lotët, ajo nuk i ka kushtuar rëndësi çantës, veçse kur është ngritur për të ikur për në shtëpi, nuk e ka gjetur.

E tronditur nga çfarë i ndodhi gruaja bëri denoncim në policinë e Korçës, duke thënë se në çantë kishte edhe një shumë të konsiderueshme parash.

Ajo ka treguar para uniformave blu se nuk e ka parë personin që i mori çantën, për shkak se nuk ishte mirë dhe po vajtonte.

Lidhur me këtë rast vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit. /a.y/noa.al

Foto ilustruese

Loading...