Transmetuar më 15-09-2017, 22:53

Një burrë i moshuar kinez ka marrë nofkën “dhëmbi i hekurt”, për shkak të varësisë së tij të çuditshme për të ngrënë xhama.

Liu Zundun arrin që të përtypë një gotë me shumë lehtësi, duke e gëlltitur më pas me ujë sikur të ishte ndonjë substancë tjetër e ngrënshme. 71-vjeçari është shprehur se nuk ka ndjerë asnjë shqetësim në stomak gjatë vitetve që ka pasur këtë mënyrë ushqimi të çuditshme.

Komplikimi i tij i vetëm është se mbështetet vetëm tek një dhëmb i fortë për të kafshuar xhamin ndërsa të tjerët janë dobësuar për shkak të moshës.

Kanë kalur 30 vite që kur miqtë e tij filluan që ta quanin “dhëmbi i hekurt”. /k.k/noa.al/