Transmetuar më 16-09-2017, 00:50

Kur bëhet fjalë për të çmendur një femër në shtrat, të gjithë meshkujt janë të bindur se janë më të mirët, duke qenë të sigurt për aftësitë e tyre seksuale.

Megjithatë ka jo pak çifte që janë të pakënaqur dhe kjo për shkak të partnerit, i cili nuk është mjaftueshëm pasionant.

Për të kapërcyer probleme të tilla, më poshtë gjeni disa këshilla që mund t’ju hyjnë në punë.

– Shmangni veprimet që mund ta vendosin një femër në siklet, por shkoni në sintoni me dëshirat e saj. Për të krijuar një atmosferë eksituese, veshjet provokuese stimulojnë kënaqësinë, për të dy partnerët. Gjërat e ndaluara provokojnë dhe në këtë drejtim fantazia luan rol kryesor.

– Detaje të tilla si drita ose errësira, puthjet dhe përkëdhelitë, tërheqja e dhunshme etj., ndezin dëshirën e femrës.

– Para se të shkoni në shtrat me një femër, mundohuni të njihni shijet e saja. Një detaj intrigues, një moment i sikletshëm apo komplimentet që e bëjnë të ndihet unike, e bëjnë një femër të jetë më e lirshme.

-Tregoni që jeni një mashkull i vërtetë. Pyeteni se çfarë i pëlqen dhe çfarë dëshiron, për pozicionet, lojërat seksuale dhe vendin ku ndihet më mirë. Një zhveshje në mënyrë krejt të papritur, i eksiton që të dy partnerët. Bëni dashuri në vende të ndryshme, në kuzhinë, në tavolinë etj. Çdo gjë e re dhuron emocione.