Transmetuar më 16-09-2017, 08:28

Peshonte vetëm 340 gramë dhe ishte e madhe sa pëllëmba e dorës së nënës së saj, Lorraine Hart. Bëhet fjalë për Aaliyah Hart, e cila në vitin 2003 ishte foshnja më e vogël e lindur ndonjëherë në Britaninë e Madhe.

Tashmë ajo është një adoleshente 14-vjeçare me një zhvillim më se normal, sa që nuk ka asnjë dallim nga bashkëmoshataret e saj.

Lufta e Aaliyah për mbijetesë nisi qysh kur ishte në barkun e së ëmës, kur në javën e 30 të shtatzënisë, foshnja kishte ndaluar zhvillimin.

Më pas 28 javëshe, nëna u fut në sallën e operacionit për të bërë lindje të detyruar.

Lorraine dhe bashkëshorti i saj Ricardo prej dhjetë vitesh tentonin të bëheshin me fëmijë, dhe vajza ishte mrekullia e shumëkërkuar.

Jeff Bissenden, drejtor u spitalit Birmingham City Hospital, tha asokohe, “Jam i habitur se si vajza nuk vdiq në barkun e nënës. Mendoj se mbijetoi për shkak të rezistencës së foshnjës dhe jo prej kurave tona”. /a.y/noa.al