Transmetuar më 16-09-2017, 13:39

Kishin ndaluar në rrugë për arsye ende të paqarta, ku pasi parkuan makinën pranë një ure, nisën që të ecnin.

Po kalonin rrugën me vrap pa parë, kur tragjedia ishte e pashmangshme. Dy burrat që dolën nga makina e parkuar arritën të shmangnin përplasjen, ndërkohë që gruaja u hodh tutje nga një automjet me shpejtësi të madhe, duke gjetur vdekjen.

Ngjarja që shikoni në videon që sjell noa.al më poshtë ka ndodhur këtë mesjavë në Rusi.

Gruaja gjeti vdekjen e menjëhershme, por siç tregojnë kamerat e sigurisë të vendosura në rrugë, ajo që befason më së shumti është reagimi i dy burrave që ishin me të.

Ata në vend që të shkonin ta ndihmonin apo të tentonin të ndalonin makinat për të shmangur aksidente të tjera, njëri prej tyre goditi me një gusht të fuqishëm tjetrin. /a.y/noa.al