Transmetuar më 16-09-2017, 15:02

Tiranë, NOA.al-Territori shqiptar mbetet nën dominimin e kthjellimeve deri në mesditë kur shfaqen vranësira kalimtare fillimisht në veriperëndim dhe gradualisht në të gjithë territorin. Pasditja do të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonat jugore ndërsa vranësira më ët shpeshta do të ketë në veri dhe qendër të vendit. Në mbrëmje dhe gjatë natës kthjellimet do të alternohen me vranësira të shpeshta, kryesisht në zonat qendrore dhe veriore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të ndjeshme gjatë orëve të mëngjesit por mesdita nuk pritet të sjellë ndryshime të ndjeshme të temperaturave në vend. Era do të fryjë kryesisht mesatare me shpejtësi 34 km/h nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.

Europa

Europa Qendrore, zona e Alpeve dhe pjesa më e madhe e Ballkanit dominohen nga vranësira dhe shira të konsiderueshëm. Po ashtu, me vranësira dhe shira të herë pas hershëm paraqitet Europa Perëndimore dhe një pjesë e Verilindjes së kontinentit.

Por moti kryesisht i kthjellët është dominant në Europën Lindore si dhe në ekstremitet e kontinentit gadishujt Iberik dhe Skandinavi. /a.y/noa.al