Transmetuar më 16-09-2017, 15:47

FIFA publikon listën e renditjes mujore të skuadrave përfaqësuese.

Kombëtarja shqiptare ka humbur 3 pozicione në klasifikimin e FIFA-s për këtë muaj.

Kuqezinjtë morën 4 pikë në 2 ndeshjet e radhës ndaj Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë.

Sipas klasifikimit të FIFA-s Shqipëria pozicionohet në vendin e 66-të të kësaj renditjeje.

Rënie në klasifikim ka patur edhe Kosova, e cila ka zbritur me 4 shkallë pas humbjeve kundër Kroacisë dhe Finlandës, të vlefshme për kualifikueset në Botëror.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Albert Bunjaki tashmë e sheh veten në vendin e 184 të klasifikimit të FIFA-s.