Transmetuar më 16-09-2017, 18:25

Skuadra e Barcelonës duket se ka gjetur formën e duhur në “La Liga”.

Barcelona siguroi një fitore me vlerë në transfertën kundër Getafes.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Ernesto Valverde, fitoi me rezultatin 1-2.

Ka qenë skuadra e Getafes ajo që ka shënuar e para me anë të mesfushorit Gaku Shibasaki në minutën e 39′.

Goli i barazimit ka ardhur nga Denis Suarez në minutën e 62′.

Ka qenë braziliani Paulinho, ai që i ka dhënë fitoren katalanasve në minutën e 84’, pas asistimit nga argjentinasi Lionel Messi.

Barcelona pozicionohet në vendin e parë pas kësaj fitoreje me 12 pikë./a.k/noa.al/