Transmetuar më 16-09-2017, 19:47

Jeta te sprovon me sfidat qe te sjell. Ndonjehere te lehta per tu kaluar, e ndonjehere aq te veshtira saqe te ben te dorezohesh.

Por njerezit jane te ndryshem ne menyren sesi i superojne keto faza.

Njihuni me Borana Dishen, vajzen bukuroshe 24 vjecare te ciles i eshte dashur te kaloje semundjen e rende te kancerit.

E ftuar ne Oktapod, ne nje interviste perpara pasqyres, ajo rrefen se muajin e pare kur ka bere te gjitha analizat, ka qene e vetme spitaleve pasi nuk i ka treguar asgje familjes. Kur rezultati ka dale pozitiv, eshte detyruar t’ua thote edhe atyre.

Te shtangur, te frikesuar, te tmerruar..ata e dergojne Boren qe te kurohet jashte per nje trajtim me te specializuar.

Borana e forte tregon se nuk i perdori per nje fare kohe rrjetet sociale, nuk lexonte asnje informacion mbi semundjen, ne menyre qe mos te trembej me teper.

Teksa perballon me sukses seancen e pare te kimioterapise, ajo fiton vetbesim. Behet me e forte dhe nuk do kurresesi te trajtohet nga te tjeret si e semure.

Momenti me i veshtire i saj ka qene dita kur gjate dushit,i jane mbushur duart me floke, dhe pse doktori e kishte paralajmeruar kete gje.

Nga ai moment ajo vendos t’i qethe floket zero si dhe te integrohet me teper ne rrjetet sociale, duke transmetuar vetem pozitivitet.

Dhe momenti me i bukur i jetes se saj?! Ju e merrni me mend besoj…rezultatet e analizave perfundimtare.

Semundja ishte zhdukur pergjithmone. Borana deshiron qe t’u percjelle te gjithe atyre qe fatkeqsisht po vuajne nga kjo semundje, te jene pozitive dhe mbi te gjitha me shprese. Shpresa eshte ajo qe sheron sot.