Transmetuar më 16-09-2017, 21:22
Publicitet

Trupi i një 16-vjeçari u gjet i vrarë gjatë ditës së sotme në kryeqytetin kosovar të Prishtinës.

Aulon Zeka i cili u gjend i vdekur sot rreth orës 11:00 në rrugën “Gjon Sereqi” në Prishtinë.

Monika, motra e 16-vjeçarit, Monika, ka shprehur dhimbjen e saj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Spo di as qysh mi ja nis as qka me thon more vllau jem kujna ju kan tha ato dur e tkan marr kaq heret jau thaft zoti durt breeeee… Allahu tpast qu nxhenet zemra jem”, ka shkruajtur ajo, në profilin e saj në Facebook.

Rasti nga ana e prokurorit të shtetit është cilësuar si “Vrasje e rëndë”.

Njësitet policore janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje, si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar. /a.k/noa.al/