Transmetuar më 16-09-2017, 21:43

Nga Mentor Kikia

Nëse ti rrëzohesh në një gropë, mos prit që njerëzit që mund të kesh përrreth të të japin dorën të dalësh.

Ata do të nxjerrin celularët të filmojë dhe për 5 minuta videoja do të jetë në rrjetet e mediat sociale dhe dynjaja do gajaset me ty.

Nëse ti ke nevojë për ndihmë dhe bertet në rrugë, mos mendo se dikush do të ndihmojë. Jo, do të filmojnë dhe do të hedhin në rrjet duke thënë se një i cmendur bërtet në rrugë.

Nëse të merr zjarr shtëpia, mos mendo se fqinjët do të marrin ndonjë kovë me ujë. Jo, do të marrin celularët dhe do të bëjnë garë kush ta hedhë vidoen i pari.

Nëse ti do të shkosh në plazh dhe papritur dallga të heq rrobat, nuk është ky problemi, por telefonat që do të filmojnë e ta hedhin në rrjet me titullin: Perversitet në plazh. Pushuesi del nudo në ujë.

Nëse një vajzë është duke u larë në det për qejf të vet pse të mos e filmojmë e ta hedhin në fb?

Po kjo ska bërë asgjë për tu bërë lajm facebook-or, do të thoni ju? Kështu mendoj edhe unë, por populli i fb do të merret me trashësinë e rripave të sytjenave modelin e mbathjeve. Jemi që jemi, pse të mos mendojmë që ajo është kurvë?

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al