Transmetuar më 16-09-2017, 22:27

Pas një jete jo shumë të lehtë, mendonte se kishte gjetur njeriun e jetës së saj, një pasanik 68- vjeçar me të cilin vendosi të martohej.

Por pas tre muajsh zbuloi se njeriu me të cilin ishte martuar ishte gjyshi i saj biologjik. Është kjo historia shokuese që vjen nga Miami, Florida, SHBA, ku mbesa me gjyshin u martuan para afro tre muajsh.

Siç shkruan, ‘Florida Sun Post’, protagoniste e kësaj historie është një 24- vjeçare me origjinë nga Jacksonville, e cila kishte lënë pas dy martesa të dështuara dhe kishte pasur një raport të vështirë me familjen e origjinës.

Një histori e ngjashme edhe ajo e 68- vjeçarit, i cili ishte mbajtur larg nga djali i tij, pasi partnerja e tij e parë ishte larguar me të voglin, ishte martuar sërish dhe kishte pasur fëmijë të tjerë, para se të divorcohej sërish.

E reja dhe i moshuari, siç raporton noa.al, u njohën në një sajt takimesh online, ku pasi u takuan dhe u lidhën, vendosën të martoheshin me njeri tjetrin.

Pas tre muajsh, u zbulua surpriza e hidhur, teksa vajza po shikonte disa fotografi të vjetra të bashkëshortit të saj, ku ai shihej me djalin e parë, të cilin i moshuari nuk e kishte takuar më. Ai fëmijë ishte babai i 24- vjeçaress.

“Pashë fotografitë e shumë vajzave interesante në sajt, por sapo pashë të sajën, e ndjeva se kishte diçka të çuditshme, por fillimisht nuk e kuptova pse më dukej familjare”, tha 68- vjeçari, i cili pas divorcit u bë milioner sepse fitoi një lotari.

Vetëm pas martesës ata zbuluan se ishin gjysh e mbesë, por pavarësisht kësaj për momentin nuk kanë ndërmend që të ndahen./a.k/noa.al/