Transmetuar më 17-09-2017, 08:19

Një ngjarje paksa e çuditshme është regjistruar në një qytet të Italisë, ku mjekët e një spitali janë përballur me një refuzimin paksa absurd të një nëne që sapo kishte sjellë në jetë foshnjën e saj.

Nëna ka refuzuar mjekët që t’i preson foshnjës së saj kordonin e kërthizës, me pretendimin se do e bënte vetë një gjë të tillë. Mjekët e ndodhur në një situatë të tillë u detyruan që të thërrasin në spital prokurorinë.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Udine të Italisë dhe lajmi është bërë i ditur nga prokurori Antonio De Nicolo, që e ka përcaktuar situatën si një shenjë trishtimi të të gjitha kohërave dhe që tregon se deri në çfarë pike ka mbërritur mjekësia parandaluese.

“Foshnja po niste që të tregonte shenja dhimbjeje e për këtë arsye duhej një ndërhyrje e menjëhershme. Misioni i mjekëve është që të shpëtojë jetë. Nëse ka rrezik jete, trajtimi duhet bërë.

Mjekët duhet të jenë të lirë e të qetë që të bëjnë punën e tyre”, tha prokurori i çështjes. Gjithsesi çështja mbetet ende e hapur sepse nëna edhe mund të bëjë një denoncim në adresë të mjekëve. /b.l/noa.al/