Transmetuar më 17-09-2017, 13:47

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në futbollin malazez, ku gjatë stërvitjeve të skuadrës malazeze FC Bokejl, një person ka qëlluar me pistoletë në kokë portierin e kësaj skuadre, Goran Lenac.

Incidenti ka ndodhur gjatë kohës që skuadra po bënte stërvitje, me portierin që po stërvitej me një mikun e tij, kur një person i është afruar nga pas shpine, e ka qëlluar me pistoletë dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Portieri 33-vjeçar u transportua me urgjencë në spitalin e Kotorit, por humbi shumë gjak dhe ndërroi jetë gjatë natës.

Lenac nuk kishte gjetur ende asnjë ekip me të cilin do të luante këtë sezon. Ai ishte aktivizuar në radhët e Bokejl në Ligën e Dytë të Malit të Zi dy vite më parë dhe aktualisht ishte një lojtar i lirë.

Klubi i kishte dhënë mundësi që të stërvitej deri sa të gjente një skuadër të re. Sipas mediave vendase autori i vrasjes u largua pa lënë gjurmë, pasi e njihte mirë territorin. /b.l/noa.al/