Transmetuar më 17-09-2017, 14:20

Shkrimtarja Jill Krause nga Teksas, postoi në rrjetet sociale pak kohë më parë imazhin e një infermiere që ndihmonte në tualet një grua, pak pasi kishte sjellë në jetë një fëmijë.

Bashkë me foton Krause postoi edhe një mesazh me fjalë vlerësuese për punonjësit e spitalit të cilët e ndihmuan atë që të sillte në jetë 4 fëmijë.

"Nuk do t’i harroj kurrë fytyrat e infermiereve që më ndoqën në tualet pasi linda çdo fëmijë. Në atë moment isha kaq e pambrojtur, e lodhur, e trembur, e tronditur. Ato më trajtuan me kaq mirësi dhe dinjitet", shkroi shkrimtarja Krause.

Fare pak kohë pasi postoi këtë imazh të shkrepu në maternitetin e Kentucky, fotoja e realizuar nga fotografja Katie Lacer u bë viralë në internet.

Gra nga e gjithë SHBA nisën të postonin foto dhe të tregonin historitë e tyre personale, se çfarë do të thotë të kesh një infermiere të të ndihmojë kur lind. /b.l/noa.al/