Transmetuar më 17-09-2017, 14:38

Në videon e postuar më poshtë do të shihni pamjet e tmerrshme kur një gjarpër dy metra i gjatë gëlltit një tjetër gjarpër më të vogël.

Kraiti i zi dhe i verdhë u filmua nga punëtorët e kafshëve, pasi hëngri pak nga pak gjarprin tjetër.

Fillimisht ai i gëlltit kokën dhe më pas gradualisht të gjithë trupin, ashtu siç bëjnë zakonisht me prenë e tyre.

Të dy gjarpërinjtë janë të zakonshëm në Indi. Kraiti konsiderohet më i rrezikshëm gjatë natës.

Ata mund të rriten deri në 2.1 metra të gjatë dhe shpesh nuk kafshojnë kur nuk ndihen të rrezikuar.

Disa lloje gjarpërinjsh janë në gjendje të gëlltisin kafshë që kanë të njëjtën madhësi ose më të madhe se madhësia e trupit të tyre. /b.l/noa.al/