Transmetuar më 17-09-2017, 15:12

Gjatë pjesës së parë të ditës, kushtet e motit dominohen nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit, më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat lindore dhe veriore.

Gjatë pasdites do të ketë shtim të vranësirave në të gjithë vendin, më të dukshme në zonat veriore dhe lindore duke rrezikuar nga shira të përkohshëm zona të izoluara të veriut dhe verilindjes së territorit.

Edhe në orët e natës tabloja sinoptike dominohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme, më të shpeshta në veri- verilindje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në orët e mëngjesit por një rënie me 2- 3°C pritet në vlerat termike të mesditës. Era do vijojë të fryjë mesatare, me shpejtësi deri 37 km/h nga drejtimi veriperëndimor- verior duke gjeneruar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

Europa

Vranësirat dhe shirat fuqizohen në zonën e Alpeve të Europës dhe brigjet perëndimore të kontinentit ndërsa me shira më të pakët, paraqitet Europa Veriore dhe një pjesë e Qendrës së kontinentit.

Ndërsa kthjellimet dominojnë kushtet e motit në Lindje të Europës si edhe në ekstremet Jugperëndimore dhe Juglindore të saj. /b.l/noa.al/