Transmetuar më 17-09-2017, 15:22

Ky është horoskopi për ditën e hënë, 18 shtator 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, financat dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi 

Jeta juaj në çift do jetë e qetë dhe pa probleme. Do jeni më të qartë për atë që doni dhe kjo do iu nxitë të mos bëni gabime. Nëse partneri/ja në një moment inatoset me diçka, gjeni mënyrën e duhur për ta qetësuar. Planetët do shtojnë mundësitë e beqarëve për takime. Financat do jenë më të mira se disa ditë më parë.

Demi 

Në planin sentimental të çifteve çdo gjë do shkojë mirë sot. Klima do jetë e ngrohtë dhe harmonia do mbizotërojë në çdo moment. Beqarët duhet të tregohen të sinqertë me personat që do takojnë sepse vetëm në këtë mënyrë mund të nisin një histori të bukur dashurie. Me shpenzimet tregohuni sa më të kujdesshëm dhe mos shpenzoni shumë.

Binjakët

Ditë interesante kjo e sotmja për jetën tuaj në çift. Do i jepni më tepër rëndësi intimitetit dhe do kaloni momente të mrekullueshme pranë atij/asaj që dashuroni. Beqarët më mirë të qëndrojnë vetëm sesa të përballen me zhgënjime. Me financat do keni fat, edhe pse do ju duhet të shpenzoni shumë.

Gaforrja

Yjet do ua bëjnë shumë të lumtur dhe të gëzueshme jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Do e dini mirë cilat pika të prekni që ai/ajo që keni në krah të bëjë gjithçka që ju dëshironi. Beqarët do kenë një takim mbresëlënës, i cili mund t’ua ndryshoje jetën. Për shkak të shpenzimeve të tejskajshme, financat do jenë të paqëndrueshme. 

Luani

Jeta në çift do shkojë më së miri gjatë kësaj dite. Do flisni për gjithçka dhe do bashkëpunoni në çdo moment me partnerin/en tuaj. Disa mund të zgjidhin edhe një temë delikate. Beqarët nuk duhet të kërkojnë paratë, por personin që do i bëjë të ndihen mirë. Mundësitë do ekzistojnë sot. Në planin financiar do keni fat dhe do stabilizoni situatën.

Virgjëresha

Vlerësojeni më shumë atë që keni në krah sot sepse po e humbet nuk do ketë më kthim pas. Mos mendoni se ai që ka në krah shoqja juaj është më i mirë, gjithmonë pula tjetrit duket më e majme. Beqarët nuk duhet ta kërkojnë me ngulm dashurinë, por duhet ta lënë veten sa më të lirë. Në planin financiar situata mund të ndërlikohet, kujdes.

Peshorja

Falë bekimit të yjeve, jeta në çift do jetë harmonike sot. Pas një periudhe gjatë së cilës e keni lënë pas dore partnerin/en, sot do kujdeseni më tepër për të. Beqarët edhe pse do kenë takime, duhet të reflektojnë mirë para se të marrin vendime të rëndësishme. Për sa iu përket financave do jenë goxha të paqëndrueshme, merrni masa.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do keni mundësi të flisni më hapur me partnerin/en tuaj dhe bashkëpunimi do të përforcohet. Toleranca dhe mirëkuptimi do jenë dy pika të tjera kyçe. Edhe për beqarët do fillojë një tjetër etapë në planin sentimental. Përgatituni për emocione. Nëse shpenzoni më shumë sesa duhet, financat mund të kenë tronditje.

Shigjetari

Nëse jeni në çift duhet të përgatiteni për disa momente delikate të cilat mund t’ua ndryshojnë njëherë e përgjithmonë jetën. Tregohuni më e matur me gjithçka që do thoni. Beqarët nga ana tjetër jo vetëm që do kenë takime, por ato mund të sjellin edhe lidhje afatgjata. Financat do jenë pozitive. Buxheti do stabilizohet ndjeshëm.

Bricjapi

Ata që janë në çift do kalojnë një ditë të këndshme pranë atij që dashurojnë. Shfrytëzoni çdo moment kur të jeni me të. Klima yjore do jetë e favorshme për takime interesante. Më në fund beqarët nuk do ndihen më vetëm. Për financat do kujdeseni më tepër dhe nuk do bëni asnjë çmenduri.

Ujori

Nën ndikimin e Venusit jeta juaj në çift do jetë shumë delikate dhe nga momenti në moment mund të lindin mosmarrëveshje të mëdha. Nëse jeni të pasigurt për vazhdimësinë reflektoni mirë. Beqarët mund të kenë ende dashuri me shikim të parë, por disa edhe zhgënjime. Financat duhet t’i menaxhoni me kujdes dhe maturi. Pritet që situata të jetë e qëndrueshme dhe të merrni disa vendime.

Peshqit

Pjesa më e madhe e atyre që janë në një lidhje do kërkojnë qetësinë në çift sot. Do bëni gjithçka të largoni edhe rutinën që mbizotëronte prej kohësh. Beqarët do jenë sharmantë dhe joshës. Të shumtë do jenë ata që do iu vijnë nga pas. Financat do jenë të paqëndrueshme, mos shpenzoni shumë. /b.l/noa.al/.