Transmetuar më 17-09-2017, 17:19
Publicitet

Skuadra e Milanit merr një fitore të çmuar përballë Udineses.

Milan dhe Udinese u përballën sot në mesditë në stadiumin “San Siro”, ku kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 2-1.

Në takimin e vlefshëm për “Serinë A” italiane, ka qenë Milani që ka gjetur para rrugën e rrjetës me anë të sulmuesit Nikola Kalinic në minutën e 22’.

Udinieze ka arritur të barazojë shumë shpejt, në minutën e 28’ me anë të Lasagna, falë një gabimi në mbrojtjen kuqezi.

I shpejtë ka qenë edhe reagimi i Milanit, sërish me anë të Kalinic, që ka kaluar në avantazh skuadrën në minutën e 31’.

Me këtë rezultat është mbyllur pejsa e parë dhe i gjithë takimi.

Në këtë ndeshje u anuluan dy gola nga VAR (nga një secilës skuadër), për shkak të pozicioneve jashtë loje.

Pas kësaj fitoreje, Milani renditet në vendin e katërt me 9 pikë, tri më pak se Juventusi, Interi e Napoli.

Gjithashtu Juventus sot fitoi përballë në transfertë përballë Sassuolos me rezultatin 3-1, ndërsa Napoli i Elseid Hysajt, fitoi thellë përballë Beneventos me rezultatin 6-0./a.k/noa.al/