Transmetuar më 17-09-2017, 18:51

Në këmbim të parave për të blerë drogë, një burrë ka lejuar 7 shokët e tij që t’i përdhunojnë gruan. Ata e përdhunuan me radhë, madje i bënë edhe fotografi nudo që i përdorën më vonë për ta shantazhuar.

Sipas The Times of India, burri, indentiteti i së cilit nuk bëhet i ditur, si dhe 7 shokët e tij janë të varur nga droga.

Viktima dhe të akuzuarit vijnë nga i njëjti fshat në Punjab të Indisë. Gruaja 22-vjeçare i tha policisë se bashkëshorti i saj, me të cilin u martua në moshën 15-vjeçare, ishte i varuar nga droga dhe i mori para disa banorëve vendas për të blerë drogë. Në këmbim i kishte ofruar gruan e vet atyre.

Bashkëshorti i 22-vjeçares është arrestuar nga policia pas denoncimit të ngjarjes së tmerrshme, ndërsa janë shpallur në kërkim 7 shokët e tij.

Babi i viktimës vdiq kur ajo ishte vetëm 5-vjeç, ndërsa e ëma u rimartua dhe e la me gjyshin e saj. Gjyshi tha se e martoi pasi ‘u rrit’ në moshën 15-vjeçare por nuk kishte informacion se burri ishte përdorues droge.