Transmetuar më 17-09-2017, 20:01

Një grua ka therur të dashurin e vet, pasi e gjeti në dhomën e gjumit me vajzën e saj 12-vjeçare.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa gruaja e ka qëlluar pesë herë më thikë në gjoks dhe njëherë pas shpinë.

Mediat lokale në Cleveland të Ohios, në SHBA shkruajnë se “ka qenë gruaja ajo e cila njoftoi policinë edhe pse e qëlloi më thikë të dashurin, menjëherë sapo e pa atë të zhveshur me vajzën e saj të mitur”.

Gruaja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, ka thënë se ai po kryente marrëdhënie me vajzën.

Por, në polici vajza ka dhënë dëshmi të ndryshme nga ajo e nënës.