Transmetuar më 17-09-2017, 22:46
Publicitet

Qëllohet me armë zjarri portieri i  Malit të Zi, Goran Lenac.

Portieri i KF Bokelj, mësohet se ka gjetur vdekjen pas atentatit ndaj tij.

Goal.com shkruan se portieri 33-vjeçar është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Atentati ka ndodhur gjatë një momenti kur portieri po stërvitej me skuadrën.

Goran Lenac gjeti vdekjen gjatë transportit për në spitalin e Kotorit.

Lenac ishte aktivizuar në radhët e Bokej në Ligën e Dytë të Malit të Zi rreth dy vite më parë, ndërsa aktualisht ishte lojtar i lirë./a.k/noa.al/

Loading...